Ajo mund të quhet një ndër këngëtaret më të pasura, por kur vjen puna për të ndihmuar familjarët e saj, ndihma i kërkohet nëpërmjet mediave.
Alison Carey është motra e madhe e Mariah Carey dhe ndodhet në spital. Ajo i ka kërkuar me shumë përulësi ndihmë motrës së vogël, pasuria e të cilës arrin mbi 500 milionë dollarë.
“Mariah të dua shumë, dhe dëshpërimisht kam nevojë për ndihmën tënde. Të lutem mos më braktis në këtë mënyrë.”
Alison Carey prej javësh është shtruar në spital dhe rrezikon të humbasë edhe jetën. Motra e madhe e këngëtares, e diagnostikuar me SIDA kohë më parë, ka nevojë për dy operacione, të cilat nuk kushtojnë shumë por që ajo dhe i vëllai nuk mund t`i përballojnë të vetëm shpenzimet./Shekulli