Sinan Paja ishte personazhi i njohur në rrjetet sociale, i cili ndërroi jetë disa muaj më parë nga një sëmundje e rëndë.
Mirëpo, pak muaj para se të ndërronte jetë, ai humbi bashkëshorten e tij, të cilën gjithashtu e kishte me kancer.
Sinan Paja, përpara spitalit Onkologjik denonconte mjekun Edmond Gashi, që i kishte marrë shuma të mëdha parash për të mjekuar bashkëshorten e tij. Në atë kohë, askush nuk i besoi, ndërsa sot të gjithë e kuptojnë.
Edmond Gashi, ishte koka e një grupi për zhvatjen e pacientëve me kancer, i cili bashkë me kolegët e tij, i orientonin pacientët tek spitali privat. Në skemën abuzive janë përfshirë jo vetëm mjekët e këtij reparti por edhe punonjësit me detyra të thjeshta.
/a.r