Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit për Fredi Belerin, i cili humbi mandatin si kryebashkiak i Himarës, duke u dënuar me 2 vjet burg për korrupsion në zgjedhje, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, e shikon zanafillën e këtij problemi që ndarja territoriale dhe duke fajësuar kryeministrin Edi Rama që përshkallëzoi marrëdhëniet me Greqinë.
“I gjithë ky fenomen dhe kjo turbulencë në marrëdhëniet me Greqinë është produkt i mendësisë së Ramës dhe grupit të tij politik, i pazotësisë për të drejtuar gjëra të rëndësishme për Shqipërinë për të parë jo larg, por për të parë për interesa të vogla. Himara para zotit Rama ishte një qytezë e vogël me 3 fshatra përqark Himara, Dhërmiu, Palasa, Qeparoi. Borsh e mbrapa ishin me Sarandën komuna më vete. Kur bëri organizmin e pushtetit lokal me mentalitetin e shejtanllëkut politik iu shtuan Himarës krahina që nuk kishin lidhje me Himarën, iu shtua Borshi që janë myslimanë, iu shtua një pjesë e fshatrave të Lumit të Vlorës deri afër Gjormit. Duke menduar që po shtojmë këto ato janë shumica botues të majtës dhe fitojmë. Bënë një provincë të madhe që quhet Himarë dhe që nuk është fare Himarë me qëllimin për të kontrolluar politikisht duke shkelur rregullat e demokracisë e pushtetit lokal. E bënë këtë gabim dhe Himara u bë e rëndësishme, u bë edhe politike dhe ekonomike për efekt të turizmit”.
Duke renditur gabimet e kryeministrit në çështjen “Beleri”, Shehi theksoi se Rama gjithçka e bëri për interesa të lidhura me bizneset dhe pronat.
“Gabimi i parë i Ramës i kësaj qeverie afatshkurtër matrapaz duke numëruar tokat jo interesat e Shqipërisë. Gabimi i dytë që vunë të njëjtin kandidat socialist 3-4 herë se ai ishte personi që kishte lidhje me biznesin e Ramës duke nëpërkwmb interesat e vendalinjve, në funksion të bizneseve atje, pa e menduar që kjo do të prodhojë një reaksion atje poshtë. Mendo të kishin hequr atë Goron dhe të kishin vënë një tjetër. Gabimi i tretë është që e ka vënë opozita (Belerin) me letra është në rregulla. U vu ky mos shko ta arrestosh ti se ka blerë 4-7 vota këtu janë blerë mijëra vota e di gjithë Shqipëria këtë. Edhe nëse u mor jepi mandatin gjej mënyra të tjera ti jo të hysh dhunshëm”.
Sipas tij, Rama tregoi mungesë profesionalizimi dhe dinjiteti për Beleri dhe përkeqësoi marrëdhëniet me Athinën.
“Gaboi që e arrestoi, gaboi që e mban atje brenda derisa një çështje lokale e frynë dhe e bënë një çështje midis dy shteteve, mirë mes Tiranës dhe Athinës, por na doli edhe në Bruksel. Tregon mungesë profesionalizmi e dinjiteti në politikë të Ramës. Edhe opozita mund të kishte vënë ndonjë Beler më të mirë. Por faktorët që po përmend unë janë të njëjtë nuk kanë të bëjnë me personat, por me pronat. Edhe Belerin po ta kishin lënë të lirë do hynte në zyrën e Bashkisë, nëse duheshin ligje shtrënguese ço inspektoriatin. Si i ka marrë votat Beleri duke ngritur në këmbë atë komunitet që e shohin që u është dhunuar interesi çështja e pronave se nuk ka ndodhur vetëm në Himarë. Rama duke e konsideruar si çështje të dorës së dytë pronat, meqë pjesa tjetër e Shqipërisë nuk ka Athinën nga mbrapa, ato i kundërpërgjigjën, por dëmi i është bërë Shqipërisë. Burrat e shtetit i dalin para së keqes kapërcejnë mbi interesat e vetes dhe grupeve që përfaqësojnë. Një dëm i madh”.
/a.r
Nuk u lodh ky “dordolec” politik me keto analiza ” rroma per toma”; pretendon qe eshte i djathte, por aresyeton si karagjoz politik.