31 maturantë morën 10 absolute në provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Këtë maturë jo vetëm ekselentët ishin dyfish më shumë se një vit më parë, po edhe kalueshmëria ishte më e lartë.
309 nxënës nuk arritën të kalonin në gjuhë shqipe dhe letërsi, nga 444 mbetës që ishin vitin e kaluar.
Ministria e Arsimit e vë theksin tek rritja e kalueshmërisë, ndonëse edhe këtë vit maturantët treguan se njohuritë në gjuhen shqipe i kanë në të njëjtin nivel me gjuhën Angleze.
Nota mesatare tek këto dy lende është 7.2. Ndërkohë nxënësit që kanë ankesa për notën e provimeve të maturës shtetërore, mund të kërkojnë rivlerësim përmes portalit E-albania, aplikimi duhet të bëhet brenda 5 korrikut.
/a.r