Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin për Fredi Belerin me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor. Ish-zëdhënësi i fushatës së Belerit, Skerdjan Dhuli i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se ky vendim ishte i pritshëm, pasi sipas tij arsyet se përse Rama e donte në burg lidheshin me vjen bregdetare të detit jon dhe tokat në Himarë.
“Vendim i pritshëm, nuk kam menduar që Beleri do dalë i pafajshëm për arsye se nëse do e besoja i bie që të mos besoja arsyet se përse shkoi në burg, arsyet nuk lidheshin as me Belerin as me PD, por me vijën bregdetare të detit jon që është thembra e Akilit. Ishte i pritshëm, edhe nga vetë personi, ne e dimë arsyet se përse ia ishte aty”, tha Dhuli.
Dhuli tha për gazetarin Arbër Hitaj se Partia Demokratike po diskuton për emrin e kandidatit të ri, pasi dënimi me formë të prerë nga Apeli i hap rrugë zgjedhjeve për kryetarin e ri të Himarës. I pyetur nëse djali i Belerit mund të jetë kandidat, Dhuli tha se po diskutohet çdo emër. Sipas tij, Ramën do e mundin edhe më shumë se në 14 maj.
“PD do e mund Ramën në zgjedhjet e ardhshme sërish, më shumë se e mundëm ne 14 maj. PD ka burime njerëzor për të pasur kandidat. Nuk përjashtohet askush, kemi 4 mijë kandidat se cilido prej demokratëve apo të votues të lokacionit opozitar është më i mirë se çdo kandidat i Ramës, s’ka vjedhur asnjë metër tokë. Çdo emër diskutohet, partitë kanë mënyrat e tyre si e masin terrenin politik. Partitë e mëdha nuk vuajnë për kandidatë. Ramën do e mundim sërish. Rama është shkaktari kryesor i grabitjes së pronave të tyre”, tha Dhuli./m.j