Në sfidën e një nate më parë me Spanjën, Shqipëria nuk arriti të kalojë fazën e grupeve në Kampionatin Evropian, por pavarësisht kësaj, Kombëtarja kuqezi ka bërë një paraqitje për t’u mbajtur mend.
E emocionuar me paraqitjen e kombëtares së Shqipërisë u shpreh edhe vajza e trajnerit Silvinjo, Taty Mendes, e cila publikoi foto dhe video nga tribunat e stadiumit të ndeshjes së djeshme.
Në njërin prej imzheve, vajza e Silvinjos kishte pozuar me plisin e bardhë, plisi simbol i shqiptarëve.
Ndërkaq në imazhin tjetër pas përfundimit të ndeshjes, ajo shkroi: “Po qaj, por jam mirënjohëse”./m.j