Pasi mori vulën dhe logon e PD-së, ish-kryeministri Sali Beri Berisha bëri thirrje për bashkim.
Roland Bejko në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News tha se është kundër thirrjes për bashkim, ndërsa shtoi se tashmë PD është një organizatë individuale.
Sakaq u ndal te komisioni për dezinformim, ku tha se nuk ka informacion pse deputetët nuk shkojnë në këtë komision, ndërsa shtoi se nëse faktori ndërkombëtar amerikan e sheh si fitimprurës këtë komision, atëherë është i mirëpritur.
“Kam dëgjuar që Berisha ka bërë thirrje për bashkim. Unë jam kundër, pasi është organizatë për interesi individuale, familjare.
Nuk kam informacion pse deputetët tanë nuk shkojnë në këtë komision. Ne duhet të ndjekim të njëjtën strategji, aksion dhe qëllim. Unë jam kundër bojkotimit. Nëse faktori ndërkombëtar, Amerika e sheh që ky komision do të jetë fitimprurës, natyrisht do ishte e mirëpritur.“, tha Bejko.