Tre ekspertët e thirrur nga presidentja në largim për demarkacionin me Malin e Zi, në emisionin Rubikon të KTV-së, kanë mbrojtur të gjeturat e tyre, pavarësisht që opozita nuk e pranon një vlerësim të tillë.
Punën e tyre e mbështesin në bazë ligjore e kushtetuese, derisa thonë se rezultat të njëjtë do të jepte edhe ndonjë komision tjetër nëse do të bazohej në të njëjtat kritere ligjore dhe teknike.
E përfundimi ishte konfirmuar me shumë dëshmi e prova si nga ana malazeze, ashtu edhe nga komuniteti ushtarak e diplomatik.
Amerikani Fletcher Burton ka thënë se në atë pjesë kanë takuar edhe njerëzit që kanë lidhje të forta me atë pjesë, por kjo sipas tij, nuk mund të jetë argument për një definicion ligjor për kufijtë. Eksperti tjetër, Fred Newton, është i sigurt se Kosova nuk po humb asnjë pjesë të tokës së saj. Pjesë e ekipit ka qenë edhe Herbert Ëilmes.
Ky komision vlerësues filloi punën nga 16 marsi dhe të tre ekspertët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë marrë pjesë në shënimin e kufijve të shumë shteteve të Evropës.