Eskorta e kryeministrit hungarez Viktor Orban ka pësuar sot një aksident të rëndë.
Një nga makinat u përplas me një motor, eskortë policie e kryeministrit hungarez Viktor Orban në qytetin gjerman të Shtutgartit.
Nga ky aksident një oficer policie, 61 vjeçar vdiq dhe një oficer i dytë 27 vjeçar u plagos rëndë.
Aksidenti ndodhi teksa Orban ishte rrugës për në aeroportin e Shtutgartit pasi kishte ndjekur një ndeshje të kampionatit evropian të kombëtares së futbollit të vendit të tij.
Shoferi i makinës u përplas me motoçikletën ndërsa ishte duke marr një kthesë majtas, pasi me sa duket nuk arriti të shihte kryqëzimi ishte i mbyllur për trafikun’, tha policia e Shtutgartit.