Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, disa ditë më parë e kanë “prerë pazarin” e koalicionit, respektivisht për përfshirjen e AAK-së në Qeveri.
Haradinaj do të bëhet kryeparlamentar, ndërsa Veseli zëvendëskryeministër dhe shef i diplomacisë. Përçarja e bllokut opozitar duket se ka një prapaskenë. Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, disa ditë më parë janë takuar te restoranti “Ura e Gurit” në Maxhunaj të Vushtrrisë, ku e kanë “prerë pazarin” e koalicionit, respektivisht për përfshirjen e AAK-së në Qeveri. Të jetë lajm i 1 prillit?!
Sipas të njëjtit burim, AAK-ja do të presë 7 majin 2016 kur Kadri Veseli pritet të formalizohet si kryetar i PDK-së dhe menjëherë do të ndodhë riformatimi i Qeverisë.