Dy orë e gjysmë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka qëndruar në ambientet e SPAK ku është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm pasi ndaj tij ka nisur një hetim pasuror
Në një prononcim të shkurtër për mediat, pas daljes nga SPAK, ai është shprehur se nuk kishte asgjë për të thënë.
“Me vjen keq qe keni qëndruar kaq gjatë! S’kam asgjë për të thënë! Mirupafshim!”- tha Tahiri.
Saimir Tahiri mbërriti në ambientet e SPAK rreth orës 12:55 i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia.
Kujtojmë se ish-ministri i Brendshëm Tahiri u lirua nga qelia më 2 qershor 2023, pas më shumë se një viti në burg./m.j