Glen Nyberg, kryesori i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Spanjës, është një arbitër i veçantë. Ai u bë i famshëm në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, midis Arsenalit dhe Bajern Mynihut në “Emirates Stadium” të Londrës. Në atë takim u mohoi një penallti gjermanëve me pretendimin se “Topçinjtë” bënë një “gabim fëmijëror”.
35-vjeçari nëser do të jetë për herë të dytë në fushë në Euro 2024 pasi ka gjykuar edhe një tjetër ndeshje në këtë Europian, atë mes Rumanisë dhe Ukrainës.
Bashkëpunëtorët e Nyberg tregojnë se arbitri është një personazh unik në llojin e tij. “Flet diçka me veten, për 30 sekonda përsërit disa fjalë përpara ç’do ndeshje. Bën një ritual, por s’di t’iu them se çfarë flet”, tregon njëri prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.
Për episodin e Londrës, bashkëpunëtori tregon: “Glen është i drejtpërdrejtë, ai gjithmonë u ka kërkuar falje lojtarëve për gabimet e bëra dhe ata e dinë fare mirë se kur një arbitër gabon dhe kërkon falje nuk ka asgjë të keqe”.
/a.r