Fitorja e tretë radhazi dhe e katërta në total për Max Verstappen në çmimin e madh të Spanjës dhe në Barcelonë.
Kampioni i botës mposhti “armatën” britanike që kishte pas vetes, duke lënë pas Lando Norris, i cili u nisi nga pole position dhe Leëis Hamilton që rikthehet në podium pas dymbëdhjetë garash.
Anglezi ka lënë pas në vendin e katërt shokun e tij të skuadrës nga Mercedes, George Russell.
Dy Ferrarit nuk shkëlqejnë, me Charles Leclerc e Carlos Sainz që nuk mundën të bënin më shumë sesa vendet 5 dhe 6, ashtu siç edhe u nisën.
Në dhjetëshen e parë të atyre që grumbullojnë pikë ishin edhe Oscar Piastri, Sergio Perez dhe dy pilotët e “Alpine”, Pierre Gasly dhe Esteban Ocon.
/a.r