Një zhvlerësim i monedhës europiane me pothuajse 20 pikë ndaj lekut vendas në 2 vitet e fundit, por dhe humbja e shkaktuar për sipërmarrësit shqiptar kryesisht eksportuesit, kanë bërë që këta të fundit të ndryshojnë gjeografinë e tregtimit të produkteve për të mbijetuar si biznese.
Përqendrimi në shtetet më të afërta duke zbehur dhe partner të rëndësishëm tregtar si pasojë e kostove të larta, është zgjidhja që sipërmarrësit po ndjekin.
Eksportuesi Filip Gjoka shprehet për A2 CNN: “Distanca e largët, kostot e transportit që janë rritur dhe shpejtësia me të cilin shkon malli deri në Gjermani bën që të zgjasë me ditë dhe produkti prishet”.
Në muajin maj, eksportuesit shqiptar reduktuan eksportet e tyre me shumë shtete. Rënia me lartë regjistrohet me Italinë 23.7%, Greqinë 2.7% dhe Gjermaninë 1.5%. Të ndodhur në këtë situatë, eksportuesit po gjejnë zgjidhje rajonin. Me Kosovën eksportet u rritën me 3.9%, vijuar më tej me Maqedoninë e Veriut 20%.
Ndërsa dhe importet nga ana tjetër shënuan një rënie për majin. Shqipëria bleu më pak produkte nga Italia, Kina e Gjermania, ndërsa rriti tregtinë me Turqinë, Greqinë dhe Spanjën. Një muaj më parë, shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zunë 57,3 % të të gjithë tregtisë, shifër kjo në rënie krahasuar me fillim vitin 2024.
/a.r