Të hënën në orën 18:00 Partia Demokratike pritet të mbledh Kryesinë ku do të diskutohet për aksionin opozitarë dhe organizimin për zgjedhjet e 2025.
Burime i thanë A2 CNN se në këtë mbledhje do të diskutohen datat për mbajtjen e një proteste kombëtare. Një prej datave që pritet të propozohet është 13 korriku, por nuk përjashtohet mundësia që tubimi të jetë edhe më afër në kohë.
Gjithashtu mësohet se Kryesia do të diskutojë dhe për drejtuesit e rinj të qarqeve, ku këtë herë pritet të ketë risi, nuk do të ketë nga një drejtues por dy për çdo qark të cilët do të jenë përgjegjës për të gjithë organizimin./a2