Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv në ‘Studio Live’ ka folur rreth vendimit të ish-presidentit Ilir Meta për tu divocuar nga Monika Kryemadhi në një kohë që SPAK po kryen hetim të thellë pasuror ndaj tyre. Analisti Spahiu tha për gazetarin Arbër Hitaj, se Kryemadhi do të marrë përgjegjësinë ligjore dhe politike për të mbrojtur partinë dhe për të ruajtur mos të shkatërrohet çdo gjë.
‘Ilir Meta po hetohet për fshehje të pasurisë mosdeklarim dhe disa vepra të tjera që lidhen me korrupsion pasiv. Ka dyshime se mund të ketë transaksione ruse. Divorci politik është gjë tjetër, Monika Kryemadhi merr përgjegjësinë ligjore dhe politike për të mbrojtur partinë dhe për të ruajtur mos të shkatërrohet çdo gjë.
Kur kemi një krim të kryer në bashkëpunim dhe sidomos nga familjarë njëri nga familjarët e merr përsipër që të shpëtojë anëtarët e tjerë të familjes. Përgjegjësinë e merr më i dobëti ose një grua ose një i moshuar pasi ka lehtësia në aplikimin e dënimit. Kjo mund të jetë strategji e mbrojtjes. Nuk bëhet fjalë për pasuri bashkëshortore, por për biznesin, flitet për llogari jashtë jetës bashkëshortore. Meta ka ngritur një strategji që të thotë me llogari financat i ka mbajt Kryemadhi.’- tha Spahiu./m.j