Pas vendimit të Ilir Metës për tu ndarë nga bashkëshortja e tij, njëkohësisht partnere në politikë, juristi Kreshnik Spahiu tha në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ se divorci nuk amniston ligjërisht krimet gjatë martesës. Për gazetarin Arbër Hitaj, juristi tha se këtë lëvizje Meta e ka strategji të mbrojtjes ligjore para prokurorisë sociale.
‘Dua ti jap një përgjigje opinionit publik, divorci nuk amniston krimet gjatë martesës. Për të gjithë opinionin publik. Për të gjithë që mendojnë se është lojë do ti thoja divorci nuk amniston krimet që kryhen gjatë martesës. Ilir Meta edhe nëse bën lojë nuk arrin që ti shpëtojë dot.
Askush nuk ka të drejtë të hyjë në jetën private të dikujt por kur bëhet fjalë për ish-presidentin e vendit dhe nga ana tjetër një nga liderët e opozitës siç është ish bashkëshortja e tij nuk bëhet fjalë më për jetë private. E ka strategji të mbrojtjes ligjore para prokurorisë sociale. Të gjitha deklarata lidhen me veprimet politike të tij të bashkëshortes së tij dhe me qëndrimet antagoniste politike, apo qëndrimet që kanë me SPAK. Thënë shkurt motivi zyrtar sipas pretendimit të Metës ajo tradhtonte partinë dhe flirtonte dhe e dridhte me SPAK. A është kjo një lojë, teatër apo divorc serioz.’- u shpreh Spahiu./m.j