Vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë prej dy ditësh vendin tonë ka e ngjitur zhivën e termometrit deri në 43 gradë celsius, madje në vende të hapura, njeriu përjeto deri në 50 gradë celsius. Ky fenomen e ka një shpjegim, të cilin na e japin pranë shërbimit meteorologjik-ushtarak.
“Vendi ynë, ditën e djeshme dhe ditën e sotme u ndikua nga një valë të nxehti, kjo për shkak të anticiklonit afrikan, i cili po qarkullon këto ditë, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në pjesët jugore të Europës, duke sjellë masa ajrore të nxehta dhe të thata dhe duke bërë që temperaturat të jenë në disa vende 40-41 gradë celsius, por gjithashtu këto masa ajrore të nxehta sjellin dhe një sasi të madhe pluhuri, duke bërë që ndjesia reale për njerëzit të jetë disa gradë krahasuar me atë që është në kafazin meteorologjik. Gradualisht, duke filluar nga dita e nesërme, por edhe në vijim, kemi tërheqje ajrore të anticiklonit afrikan, kemi tërheqje të masave ajrore të nxehta. Sa i përket temperaturave për fundjavën, për ditën e nesërme do të vijojnë të jenë të larta, pra 38-39 gradë celsius lokale, ndërsa duke filluar nga dita e diel ato zbresin në vlerat 35-36 gradë celsius”, u shpreh sinoptikani Elvi Jahaj.
“Sa i përket valës që kemi përpara, mbi vendin tonë pritet depërtimi gradual më të freskëta dhe më të lagështa me origjinë perëndimore. Moti parashikohet më shumë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sa i përket temperaturave, ato në vlerat e mesditës, në zonat e ulëta do të prekin vlerat në 36-37 gradë celsius, pra kemi një rënie me këtë valë të nxehti, ndërsa në vlerat minimale, ato pritet të kalojnë vlerat nga 15 gradë celsius në relievet malore deri në 18-19 në ato të ulëta dhe bregdetare”, përfundoi Jahaj./tch