Dy nga pretendentet për të fituar Europianin, Spanja dhe Italia, do të përballen mes tyre, në ndeshjen e dytë në Grupin B, aty ku është edhe Shqipëria.
Fitorja është detyrim për të dyja skuadrat, me spektaklin që është i garantuar, në atë që konsiderohet edhe si finale e parakohshme.
Dy kombëtaret vijnë pas fitoreve në këtë takim, me Spanjën që mposhti Kroacinë 3-0, ndërsa Italia fitoi ndaj Shqipërisë 2-1 me përmbysje.
LIVE SPANJË–ITALI 0-0
Ndeshja minutë pas minute:
Mbyllet pjesa e parë.
46’– Karton i verdhë për mesfushorin Rodri, për protesta. Lojtari humbet ndeshjen e radhës ndaj Shqipërisë.
45′- Akordohen 2 minuta shtesë.
44’- Dalje e shpejtë e Italisë nga krahu i djathtë me sulmuesin Chiesa, që provon me të djathtën, por topi shkon mbi traun e portës.
41’- Fabian Ruiz, tenton me një gjuajtje nga jashtë zone, por Donnarumma, priti pa shumë probleme.
39’– Ndërhyrje deçizive e Bastonit ndaj Williams, me sulmuesin që në rast se do të kalonte, do të shfaqej i vetëm me portierin.
36’– I pandalshëm Nico Williams. Sulmuesi i majtë driblon bukur Di Lorenzon dhe fiton goditje dënimi në afërsi të zonës.
28’- Aksion model i Spanjës, me kombinime të bukura në hyrje të zonës. Gjuajta e Rodri, ndalet nga Bastoni.
25’- Tjetër pritje vendimtare nga Donnaruma, që këtë herë devijon në goditje këndi, një “predhë” të Ruiz nga jashtë zone.
24’– Donnaruma i mohon golin Spanjës. Portieri i Italisë, ndal një gjuajtje të sulmuesit Morata, pak metra larg portës.
20’- Italia provon të rrezikojë me Dimarcon nga e majta, por pasimi i mbrojtësit në zonë, nuk shfrytëzohet nga shokët e tij të skuadrës.
15’– Ndëshkohet me karton të verdhë Donnarumma, për protesta ndaj gjyqtarit.
14’- Calafiori ndal një gjuajtje të fortë nga Morata, që po i drejtohej portës së mbrojtur nga Donnarumma.
13’- Dimarco hedh një top në zonë, por Le Normade largon pa shumë probleme.
11’- Iluzione goli te Spanja. Williams shpërdoron një mundësi të artë për të shënuar, duke gabuar me kokë, pak metra nga porta.
10’- Italia del përpara me sulmuesin Scamacca, pas një pasimi me kokë nga Pellegrini, por gabon në momentin e fundit.
4’– Williams kthehet në problem serioz për italianët. Tjetër shpërthim i sulmuesit nga e majta. Kalon fillimisht Bastonin dhe më pas Jorginhon, por ndalet në momentin e fundit nga Di Lorenzo.
2’- Start i vrullshëm i Spanjës. Pedri i afrohet golit të avantazhit me kokë, pas një krosimi të shkëlqyer të marrë nga Williams nga e majta. Pret bukur Donnarumma, që e largon në goditje këndi.
Starton ndeshja!
FORMACIONET ZYRTARE:
Spanja: Simon, Carvajal, Le Normade, Laporte, Cucurella, Ruiz, Rodri, Pedri, Yamal, Morata, Williams.
Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco, Barella, Jorginho, Chiesa, Pellegrini, Frattesi, Scamacca.