Shqipëria barazoi 2-2 kundër Kroacisë në raundin e dytë të Grupit B për Euro 2024. Pas ndeshjes “SofaScore” dhe “FlashScore” kanë dalë me notat përkatëse.
Sa i takon vlerësimit nga “Flashscore”, Elseid Hysaj “ngelet” në klasë dhe vlerësohet me notën më të ulët, 6,2. Ndërkohë Qazim Laçi me notën 8.3 është më i miri në fushë.
Sa i takon “SofaScore”, këta të fundit me notën 8.6 i japin “medalje” Thomas Strakoshës si më i miri i ndeshjes. Sipas UEFA-s, ishte Kramaric i Kroacisë njeriu i ndeshjes, autori i një prej golave te Kroacia.