Ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Igli Tare në një intervistë për “Süddeutsche Zeitung”,ka folur për kombëtaren shqiptare duke u shprehur se Shqipërisë i mungoi personaliteti në ndeshjen ndaj Italisë dhe ky ishte shkaku që kuqezinjtë nuk u paraqitën mirë ndaj të kaltërve, përtej humbjes me kampionët në fuqi duke ia faturuar disi fajin edhe Silvinjos, por edhe lojtarëve të cilët sipas tij duhet të tregojnë uri në fushën e lojës.
“Jo rastësisht përfunduan fazën kualifikuese si fitues të grupit. Ata thjesht nuk kanë përvojë në këtë llojë turneu dhe ky ishte problemi kundër Italisë. Filluan të prisnin dhe të mbroheshin thellë. Por ky është një ekip që nuk mund ta bëjë këtë. Dhe po, kjo më zhgënjeu. Ai bëri një punë vërtet të mirë në kualifikuese, pa pasur pak kohë për të punuar vërtet me këtë ekip. Edhe pse i mungon ende përvoja në një turne si ky, prisja pak më shumë prej tij”.
“Më shumë personalitet. Duhet të fitojmë shumë përvojë në këtë turne, por duhet të luajmë edhe me personalitet. Skuadra jonë nuk ka asgjë për të humbur! Ata u vunë në short kundër tre skuadrave që janë jo vetëm favoritë për të fituar grupin, por edhe pretendentët për titull: Italia, Kroacia, Spanja – për mua ato janë në të njëjtin nivel me Gjermaninë. Pres një lojë fizike kundër Kroacisë. Skuadra jonë duhet të përmirësohet në mbrojtje. Mbi të gjitha, përpara, të gjithë duhet të sakrifikojnë veten për ekipin në punën mbrojtëse, deri në rraskapitje. Kur dikush është i lodhur, duhet t’i lërë vend dikujt të ri. Unë bëj vetëm një kërkesë: Skuadra jonë duhet të tregojë uri dhe gatishmërinë për të vdekur në fushë për fanellën”, ka perfunduar Igli Tare