Tetë shqiptarë, pjesë e një organizate kriminale, janë arrestuar nga policia ditën e sotme (18 qershor 2024) në zonën e Turis, pasi kultivonte me qëllim shitjen, marijuanë.
Sipas medias Levante, operacioni për çmontimin e kësaj organizate kriminale shqiptare kishin nisur që nga marsi i vitit 2023. Operacioni konkludoi me kontrolle blic ne 8 shtëpi.
Nga kontrollet, policia gjeti dhe sekuestroi 2024 bimë marihuanë dhe 40 kilogramë sytha të kësaj lënde narkotike.
Terë shqiptarët akuzohen për veprat penale anëtarësim në një organizatë kriminale, trafik qëniesh njerëzore, trafik droge, mashtrim me energjinë elektrike dhe disa vepra të tjera të parashikuara nga ligji spanjoll./m.j