Gjykata e Krimeve të Rënda ka përfunduar gjykimin ndaj vrasësve me pagesë, në të ashtëqujturën “banda e tritolit” në Vlorë.
Kjo gjykatë ka pasur në shqyrtim dosjet e 8 të pandehurve, të cilët kryenin vrasje me pagesë nëpërmjet Julian Sinanajt.
Ky grup kriminal akuzohet për një sërë veprash të rënda përfshi vrasjet, atentatet, trafikun e armëve dhe tritolit, ndërsa prokuroria i akuzon dhe për tritolin ndaj ish prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, e atë ndaj banesës së ish-deputetit Ardian Kollozi, po në Vlorë
Gjykimi nisi tetorin e 2014-ës dhe nga ajo ditë i gjithë procesi u zhvillua me dyer të mbyllura duke mbajtur larg median.
Julian Sinanaj ishte personi që zbuloi këtë grup kriminal, ku më pas ai mori statusin e të penduarit.
Por, ai ka rrezikuar statusin e të penduarit pasi ka kundërshtuar deklarimet e dhëna më parë pranë prokurorëve, ku dhe ka treguar se si janë kryer vrasjet dhe porositë e dhëna për eliminime e tritol-vënie.
Sinanaj u prangos në Janar të 2014-ës në Tiranë, i cili po planifikonte vrasjen e një biznesmeni, porosinë për vrasjen e të cilit prokuroria thotë se ka prova që e ka marrë nga Ilir Karcini.