16 qershori është dita ndërkombëtare e remitancave. Për shumë vende, si Shqipëria e rëndësishme në aspektin ekonomik dhe social. Kjo duke pasur parasysh se ne jemi vendi I tretë në botë për diasporën më të madhe, me valë emigratore që vijojnë ende të jenë aktive.
Por sa para kanë sjellë emigrantët shqiptarë në atdhe?
Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë për një shumë prej 242 milionë euro vetëm në tre muajt e parë të 2024-ës, me rritje 12% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Shifër kjo që sinjalizon se me shumë gjasë, flukset valutore të remitancave do të vijojnë të jenë të larta gjatë gjithë këtij viti. Në fakt, remitancat kanë qenë në rritje të vazhdueshme vitet e fundit, duke dëshmuar se shqiptarët vijojnë të emigrojnë në masë.
Në vitin 2023, dërgesat e emigrantëve arritën rekordin e 929 milionë eurove. Këto flukse valutore janë përshpejtuar vecanërisht në katër vitet e fundit, që tregon për aktivizimin intensiv të emigrimit dhe faktit që janë emigrantët e rinj ata që po dërgojnë para në atdhe.
Por si paraqitemi ne krahasuar me vendet e rajonit?
Pesha që remitancat kanë në ekonominë tonë vlerësohet sa 9.2% e Produktit të brendshëm bruto. Me këtë shifër ne renditemi në mesin e vendeve të rajonit, ndërkohë që Kosova është shteti që kryeson dhe ku remitancat japin kontributin kryesor në ekonomi me 17.2%.
Por për çfarë shërbejnë këto para që dërgohen në atdhe?
Por për më shumë lidhur me remitancat dhe diasporën që i mundëson ato, ndjekim një material dhe rikthehemi./a2