UEFA ka nisur procedim disiplinor kundër Shqipërisë, më saktësisht Federatës Shqiptare të Futbollit, për shkak të sjelljes që cilësohet e papërshtatshme nga ana e tifozëve të saj. Edhe pse tifozët kuqezi e kthyen në festë të madhe stadiumin e Dortmundit, organizata ndërkombëtare ka sinjalizuar veprime që bien ndesh me rregulloret e saj.
Hyrja e tifozit në fushën e lojës në minuta e fundit të ndeshjes, duke sjellë ndërprerjen për pak çaste të ndeshjes, është pjesë e këtij hetimi disiplinor. Sipas ndërkombëtarëve, po shqyrtohet pushtimi i fushës, por edhe ndezja e fishekzjarrëve në tribuna apo edhe hedhja e objekteve.
Gjithashtu, në “llogari” të Shqipërisë është edhe “transmetimi i një mesazhi provokues, i papërshtatshëm për evenimente sportive” nga ana e mbështetësve shqiptarë, por pa specifikuar për çfarë bëhej fjalë.
/a.r