Mersinia dhe Saimja janë dy kunata nga Elbasani që konfliktohen në “Shihemi në Gjyq” për një kanal. Sipas Mersines, kunata ka hapur një vijë uji dhe kjo i ka sjellë dëmtime në 3 shtëpitë që ka ndërtuar. Haliti, bashkëshorti i Saimesë që ndodhet në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ka denoncuar në polici se administratori Ylli Dushku ka shkuar bashkë me autoritetet dhe i ka hapur kanalin.
Por në gjithë këtë problematikë, çështja është mbyllur nga prokuroria. Eni Çobani konstaton një mori gabimesh dhe mungesash dhe i bën thirrje prokurorit Durim Bedini për vendimin e cunguar.
Eni Çobani: Pse e ka mbyllur Durim Bedini këtë çështje? Sepse, prokuroria ka gjetur një zgjidhje, jo vetëm për ju, por për të gjithë. Kur shkoni juve denonconi, ata thonë është çështje civile ose administrative, shkoni në gjatë, rrini 10 vjet atje, plakuni edhe më shumë se ç’jeni dhe pastaj për këtë vijën, shohim e bëjmë. Kjo shtëpia e zonjës prishet, kjo do t’i paguajë dëmin kësaj zonjës…
Saime: Ta zgjidhë bashkia!
Eni Çobani: Jo do ta paguash ti se vija vjen nga ti, normalisht do të vazhdojmë në konflikt. Në fakt, këta zotërinjtë u treguan të mençur, erdhën këtu në ndërmjetësim dhe do ta lexojmë bashkë këtë që ta zgjidhim, Saime, pavarësisht të gjithave, ti ke gabimet e tua.
Saime: Unë kam të miat, por unë lashë tokë, unë s’lashë kanal.
Eni Çobani: 1378 i nderuar Bedin, unë po flas me ty, Bedini është prokurori dhe ka bërë vetëm një faqe e gjysmë mosfillim të veprës penale. Ja kaq, apo jo Durim? Një faqe e treçerek. Unë nuk shoh këtu asnjë hartë, nuk shoh asnjë proceverbal, nuk shoh asnjë thënie për sa i përket vendimit që është marrë nga këshilli bashkiak. Vendimet e këshillit bashkiak nuk janë vendime të cilat nuk diskutohen. Ato mund të merren, por patjetër edhe mund të rrëzohen.
/a.r