Goli i Nedim Bajramit, mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e kampionatit europian Itali-Shqipëri, në sekondën e 23-të, shënoi një rekord të historinë e futbollit europian.
Fantazisti shqiptar hyn në librin e rekordeve duke shënuar golin më të shpejtë në 17 Evropianet e zhvilluara nga UEFA.
Kjo ka lënë pa fjalë edhe legjenda të futbollit si Francesco Totti.
Në një video të bërë virale në rrjetet sociale, Totti habitet nga goli “rrufe” i Bajramit.
“Po bëni shaka”,-thotë ai i befasuar.
“Mos është ndonjë montazh kjo”,-thotë një miku i tij.