Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me incidentin më të fund që shqetësoi Suedinë.
Një avion luftarak rus shkeli shkurtimisht hapësirën ajrore të saj në lindje të ishullit baltik, Gotland, ku menjëherë është gjendur përballë avionëve luftarakë suedezë.
Ushtria e vendit skandinav theksoi në një deklaratë se avioni rus i tipit SU-24, nuk i ishte përgjigjur paralajmërimeve dhe si pasojë, u dërguan pas tij dy avionë luftarakë suedeze. Edhe pse e shkurtër, shkelja ajrore shkaktoi shqetësim.
QË kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Suedia i ka ofruar Kievit ndihmë ushtarake në vlerë prej 4.1 miliardë dollarësh. Mes frikës së paparashikueshmërisë së fqinjit të vet agresiv, ajo vendosi të braktisë politikën e mosangazhimit ushtarak duke u anëtarësuar në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s.
Sakaq, të premten, edhe Roja Kufitare e Finlandës njoftoi se dyshon që katër avionë luftarakë të Rusisë e kishin shkelur hapësirën ajrore të vendit nordik më 10 qershor. Hetimi vazhdon, por paraprakisht mendohet se grupi i avionë rusë përbëhej nga dy bombardues dhe dy avionë luftarakë./m.j