Tifozët kuqezi kanë nisur të grumbullohen në stadiumin e Dortmund për ndeshjen Shqipëri-Itali. 6 orë para ndeshjes, tifozët shqiptarë janë mbledhur rreth stadiumit ndërsa shihen me flamur kuqezi.
Është ende herët, ndërsa portat për t’u futur në stadium hapën vetëm 3 orë para ndeshjes.
Përballja Itali-Shqipëri nis në 21:00.