Departamenti i Shëndetësisë në Partinë Demokratike, në bashkëpunim me degën e Elbasanit, zhvilloi sot një takim me specialistë të sektoreve të ndryshëm në vijim të dialogimit me kolegët e sistemit shendetësor.
Nëpërmjet një deklarate për mediat paraditen e të enjtes, bëhet e ditur se “Partia Demokratike paraqiti platformën për këtë sektor jetik, duke u perqenderuar në disa pika thelbësore, si decentralizimi i sistemit shendetësor e autonomia spitalore, rritja e cilësisë së shërbimit, ulja e kostos. Ky është gjithashtu një mekanizem i domosdoshëm për luftën me korrupsionin, fenomen që rritet nga praktikat e centralizimit, gjë që po ndodh tashmë në vendin tonë”.
“Organet shteterore si, ministria e Shëndetesisë, duhet të kryejnë vetëm rolet horizontale: politikëbërëse, standartizuese, akredituese, kontrolluese. Menaxhimin do ta bëjnë vetë institucionet shendetësore”, thuhet në deklaratën e PD-së.