Juristja Brisida Gjikondi e ka konsiderur një burrec, presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për sjelljet dhe qëndrimet e tij të fundit ndaj bashkëshortes, Monika Kryemadhi.
E ftuar në emisionin “3D”, nga Alban Dudushi, Gjikondi tha se pavarësisht problemeve në çift, një bashkëshort dhe baba i 3 fëmijëve nuk mund të arrijë deri në atë pikë sa të degradojë nënën e fëmijëve të tij.
Sipas saj, marrëdhënie e tyre duket sikur po lajnë haqet ndërsa i bëri thirrje SPAK të veprojë kundrejt Metës.
“Gjithmonë e kam thënë që ata nuk janë familje, por biznes. Ky degradim është i turpshëm për ta parë të gjithë shqiptarët. Po ta shohësh me qetësi, sido që të jetë situata si çift, pavarësisht mëkateve si çift , përpallë 30 vjet histori dhe modelit që kanë ofruar, mendoj që kurrsesi një bashkëshort, babai i tre fëmijëve nuk mund të arrijë të degradojë nënë e fëmijëve të tij. E ndoqa Metën dhe nga reagimet të lë mendosh që është një burrec që kërkon t’ja ngarkojë të gjithë bashkëshortes së tij. Meta kohët e fundit ka marrë malet por nuk mund t’i shmanget përgjegjësive penale dhe civile që ka. Do të doja që SPAK të veprojë. E gjitha kjo që po i ndodh ndoshta po lajnë haqet ndaj njeri tjetrit, po sërish nuk duhet të lejohet një degradim i tillë. Fjalët e Metës sot ishin të qarta që i drejtoheshin bashkëshortes së tij”.
/a.r