Një audio-përgjim i dytë, që implikon shtetasin e Kosovës Bedri Shabani, i arrestuar për spiunazh pak ditë më parë, është publikuar rishtazi nga The Geopost.
Shabani dëgjohet teksa bisedon me oficerin e shërbimeve sekrete të Serbisë, BIA, Sërdjan Rosiç, duke konfirmuar se ata janë takuar edhe fizikisht pak ditë më herët.
Sipas të dhënave, takimi fizik mes Shabanit dhe oficerit të BIA-s është realizuar në qytetin e Nishit në Serbi, më 17 maj të 2023-shit.
Nga telefonata e realizuar më 23 maj mësohet se Rosic, ka lidhje profesionale me “mikun tjetër”, Bogoljub Jani-cijevic i cili ka qenë shefi i të ashtuquajturit “Sekretariati i Punëve të Brendshme” për Ferizajn në vitin 1999.
Nga biseda kuptohet gjithashtu se ditën e takimit me BIA-n në Nish, Shabani kishte dorëzuar tri tekste. Audio është e censuruar dhe nuk dihet se çfarë tekstesh janë ato! Shabani dëgjohet teksa pyet nëse kishte pasur rastin t’i shihte më parë?”, kurse Rosic i përgjigjet me “jo”,
/a.r