Më propozim të kryetarit të grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, Kuvendi ka shtyrë votimin e projektligjit për pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Propozimi i Çuçit u votua nga shumica socialiste, ndërsa mori 2 vota kundër nga opozita.
“Në bazë të nenit 49/1 kërkoj që ligji që kemi sot për Gjykatën Kushtetuese që kërkon 3/5 të shtyhet votimi dhe të bëhet në një seancë tjetër”, tha Çuçi.
Socialistët nuk bënë dot 85 votat që kërkoheshin për këtë projektligj.
Kujtojmë që ky pr.ligj parashikon se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të jetë e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë.
Me ndryshimet e propozuara rroga tashmë bëhet sa 96 % e pagës së presidentit, plus 58 % shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës. Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë.
Ndërsa drejtuesi i Gjykatës ka 20% shtesë për shkak të pozicionit dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë./m.j