Një shtetas malazez është ndalur në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap duke tentuar të fuste në vendin tonë një shumë parash prej 15 mijë euro të padeklaruara.
Policia thotë se ka sekuestruar sasinë e parave, ndërsa u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez F. D., 49 vjeç, banues në Ulqin, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Njoftimi:
Tentoi të fuste në Shqipëri, 15 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 49-vjeçari (shtetas malazez).
Sekuestrohet shuma e parave.
Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas zbatimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin malazez F. D.
Gjatë kontrollit u gjetën 15 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez F. D., 49 vjeç, banues në Ulqin, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.