Noka: Sot është një ditë e gëzuar, e vërteta vonoi, por nuk harroi në këtë drejtësi politike ka edhe qeliza që i qëndrojnë tufanit politik dhe vendosëb që zëri i demokratëve të dëgjohet, triumfoi sakrifica, mundi dhe qëndresa e demokratëve. Çdo anëtar i PD nga skaji më i largët deri në skajin tjetër ka thirrjen tonë të bashkohemi të gjithë kundër narkoregjimit. Ftesa jonë do të jetë posaçërisht për kolegët tanë, për çdo ish drejtues të partisë që është atashuiar apo ka qenë i gënjyer. PD është e vetmja që ka të sanksionuar në statut fraksionet për ne është detyrim zbatimi i çdo neni të statutit në mënyrë të padiskutueshme, thirrja jonë do të jetë e palëkundur të luftojmë regjimin që po shpopullon vendin, s’kemi kohë të Humbim në beteja me njëri-tjetrin.