Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mësohet se ka telefonuar këtë pasdite Fredi Belerin, i cili u zgjodh eurodeputet në Greqi.
Referuar mediave greke, Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me Belerin, ndërsa ai ndodhet në burg, ku i ka shprehur përgëzimet dhe e ka uruar për fitoren.
Mitsotakis i ka thënë Belerit se sot partia që ai drejton është më e fuqishme se kurrë.
“Sot familja jonë demokratike më e fuqishme se kurrë”, ka thënë Mitsotakis në bisedën me Belerin.
Fredi Beleri është zyrtarisht eurodeputet dhe pritet të përfaqësojë shtetin grek në Parlamentin Europian. Beleri ishte kandidat i Partisë Demokracia e Re të kryeministrit grek, Qiriakos Mitsotakis.
Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës Fredi Beleri është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
Në përfundim të votimeve të së dielës në Greqi për Parlamentin Europian, ai është renditur i katërti, mes 7 emrave që do të përfaqësojnë partinë e kryeministrit grek. Kjo është hera e dytë që zoti Beleri fiton zgjedhje, duke qenë në gjendje arresti.
Beleri ndodhet në burg në Shqipëri, pasi u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar, nën dyshimet për blerje votash.
Kujtojmë se në listën e partisë së Mitsotakis ishte edhe Pirro Dhima, por ky i fundit nuk mund të sigurojë një vend në PE.
Qi.. ne bythe ti mitsotakis bashke belerin,nju llumit,bashke me monstren e vicidolit,qe e beri kyt percarje,por thuaj antishqiptaret te tille jane,lufto,percaje e sundo.