Sot në median shqiptare u raportua se Tuna dhe Cozman janë ndarë përfundimisht.
Kjo ngjarje ndodh vetëm një javë pasi Noizy dha një deklaratë bombastike në “6 ditë pa Ermalin”.
Në lojën e krijuar nga Ermal Mamaqi nëse reperi kishte fjetur me atë femër që shfaqej në ekran, duhej të pinte gotën me alkool, nëse jo duhej të pinte gotën tjetër me një lloj fruti të hidhur.
Kur u shfaq fotografia e Tunës në ekran, Noizy tha “Do na ndani çiftet” dhe piu gotën me alkool, që nënkupton se ai ka pasur diçka me Tunën.
Kështu, nuk shkoi shumë larg dhe ajo që tha Noizy edhe ndodhi, sipas raportimeve të medias.
Mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse është vërtetë që Tuna dhe Cozman nuk janë më bashkë.
Lajmi.net