Në konferencën për shtyp me presidenten e Kosovë, Vjosa Osmani, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ka rikujtuar edhe njëherë momentin kur vendi i tij mori vendimin për t’iu bashkuar sulmeve të NATO kundër ish-Jugosllavisë.
Blair shprehu edhe njëherë bindjen se kjo ishte gjëja e duhur që duhej bërë, teksa shtoi se mezi pret që ta shohë Kosovën në familjen e Kombeve.
“Është një çast emocionesh të thella. Nderime popullit të Kosovës për guximin e tyre dhe vendosmërinë e tyre që ta shfrytëzojnë dhe t’ia shohësh të mirën çlirimit. Atëherë isha i bindur që ishte gjëja e duhur për të bërë edhe tani jam i bindur që duhet të rrimë krahë njerëzve të Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë në linjë me meritat e njerëzve të saj. Këtu po ndodhin gjëra pozitive që janë mësim për të gjithë botën dhe pres me padurim që të pres ditën që Kosova të zërë vendin e duhur në familjen e Kombeve”, tha Blair.
/a.r