Ka përfunduar votimi në disa vende për zgjedhjet europarlamentare në vendet e Bashkimit Europian. Në Greqi ka përfunuduar në porën 19:00 me orën lokale, ndërsa në Gjermani janë mbyllur kutitë e votimit në orën 18:00.
Në Francë pritet të përfundoj procesi i votimit të në orën 20:00. Projeksionet e para flasin për një rritje të forcave konservatore dhe partive të ekstremit të djathtë. Në Greqi kryeson Neo-Demokracia, e ndjekur nga SYRIZA.
Në Gjermani CDU është e para me 23%, e ndjekur nga AfG me 17 %, e cila lë pas partinë e Olaf Scholz, SPD me 14%. Megjithatë numërimi zyrtar i fletëve të votimit pritet të nis në ora 23:00.
Ndërkaq në Austri projektohet si forcë e parë ekstremi i djathtë FPO me 27% të votave.
Sot që ishte dita e fundit të zgjedhjeve, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen bëri thirrje për të marr pjesë në votim, teksa ajo vetë votoi në Burrdorg, pranë Hanoverit, ndërsa shoqërohej nga bashkëshorti i saj Heiko.
“Shkoni dhe votoni, le ta bëjmë Evropën më të fortë se kurrë”, tha ajo.
Zgjedhjet për anëtarët e Parlamentit Europian filluan në datën 6 qershor, ndërsa dita e sotme (9 qershor) është edhe dita e fundit, ku pritet që të votojnë shumica e vendeve të BE.
Holandezët votuan të enjten, më 6 qershor, kjo u pasua nga Irlanda më 7 qershor dhe më pas Letonia, Malta dhe Sllovakia më 8 qershor. Republika Çeke dhe Italia votuan për dy ditë: përkatësisht 7-8 dhe 8-9 qershor.
Mosha minimale e votimit ndryshon, por për shumicën e vendeve evropiane është 18 vjeç. Për herë të parë në Gjermani lejohen të votojnë edhe të miturit, pasi mosha e votimit të vendit për zgjedhjet evropiane është ulur nga 18 në 16 vjeç. Kjo ka rritur numrin e votuesve me të drejtë vote në Gjermani nga rreth 61.5 milionë në vitin 2019 në pak më pak se 65 milionë këtë vit.
Gjithsej janë rreth 720 anëtarë të Parlamentit Evropian (PE) do të zgjidhen mes mijëra kandidatëve.
Parlamenti Evropian është trupi i vetëm i Bashkimit Evropian që përfaqëson shtetasit e vendeve anëtare. Funksioni i tij primar përfshin negocimin e ligjeve të BE-së me anëtarë të qeverive, që përfaqësohen prej Këshillit Evropian. Parlamenti, po ashtu, miraton buxhetin e BE-së dhe voton për marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe për zgjerimin e bllokut evropian. Ky institucion ka përgjegjësi mbikëqyrëse, përfshirë fuqinë për të miratuar apo refuzuar emërimin e presidentit të Komisionit Evropian pozitë në të cilën është aktualisht Ursula von der Leyen e Gjermanisë dhe të komisionarëve.