Sot më shumë se kurrë do të dëshironi të rrethoheni nga gjëra të bukura ju të dashuruarit. Demi dhe Akrepi do t’ju mësojnë gjëra të rëndësishme. Dilni sonte. Beqarëve do ju ndryshojë jeta si me magji. Përfitoni nga gjithçka. Në planin financiar do ju duhet të ndërmerrni plane me rëndësi.
Demi
Tregohuni sa më të vëmendshëm sot ndaj njeriut tuaj të zemrës. Mos e ktheni kokën mbrapa për sa i përket të shkuarës. Beqarët do kenë mundësi për takime, por nuk do e kenë aspak të thjeshtë për të vendosur. Financat do jenë problematike, kujdes me shpenzimet.
Binjakët
Sot do të zgjoheni me humor të mirë, e gjitha kjo falë mbështetjes dhe përkujdesjes që partneri/ja do tregojë për ju. Ndryshimet në këtë periudhë nuk do t’ju bëjnë gjë tjetër veçse mirë. Beqaraët nuk do dinë ta bëjnë për vete një person dhe do mbeten me statusin që kanë.
Gaforrja
Mbase është më mirë që energjitë tuaja t’i investoni për marrëdhënien tuaj në çift. Tani duhet të ktheni faqe: duke menduar për të ardhmen tuaj me partnerin/en e jetës. Beqarët do rimendojnë për një dashuri të hershme dhe mund të ofrohen sërish me ata persona. Gjendja e financave do jetë delikate.
Luani
Të dashuruarit duhet të rivlerësojnë mirë zgjedhjet që do të bëjnë. Besojini këshillës së një personi ekspert. Beqarët nuk do kenë shumë fat në dashuri dhe është e kotë edhe që të mundohen. Më shpenzimet duhet të tregoheni të arsyeshëm.
Virgjëresha
Ka shumë mundësi që partneri/ja juaj të bëjë një shaka me ju, ndaj mbani një sjellje të qetë dhe qeshni së bashku. Pasditja do të jetë një ditë ideale për të pushuar. Beqarët nuk do mendojnënfare për dashurinë sepse nuk do kenë as kohë dhe as durim. Buxheti do jetë i paqëndrueshëm.
Peshorja
Mundësi të mira për të fituar besimin e partnerit/es. Gjeni mënyrën për të zbuluar pikat e tij të dobëta. Në dashuri gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ju dëshironit. Beqarët do preferojnë vetëm të argëtohen dhe nuk do mendojnë fare për lidhje serioze. Financat do i mbanigjatë gjithë kohës në kontroll.
Akrepi
Përgatituni që të sqaroni gjithçka me personin tuaj të zemrës. Shmangni rrjetet sociale dhe kthejuni jetës reale me partnerin/en. Beqarët do tregohen tëarsyeshëm dhe nuk do nxitohen për të ndryshuar statusin. Në planin financiar do t’i bëni me kujdes llogaritë.
Shigjetari
Mos shpresoni që të ktheheni me personin e dashur. Është shumë i/e lodhur nga luhatjet tuaja. Beqarët do kenë vetëm filtrime momentale, asgjë serioze. Buxheti do ekuilibrohet më shpejt nga sa ju e kishit menduar.
Bricjapi
Do të shqetësoheni prej një debati që do kaloni me partnerin/en, por gjithçka do të sqarohet dhe më pas dita do vijojë e qetë. Beqarët duhet të tregohen të duruar nëse duan të gjenë personin e duhur. Situata financiare do jetë përgjithësisht e mirë.
Ujori
Një deklaratë dashurie do të marrin çiftet që kanë lindur ditën e mërkurë nga ora 9 deri në 13. Të tjerët duhet të kënaqen me rutinën e ditës. Beqarët nuk do e kenë mendjen te dashuria, por do ju ndodhë papritur dicka e paimagjinueshme. Në planin financiar do keni probleme të mëdha.
Peshqit
Përpiquni që të jeni më të hapur ndaj partnerit/es dhe jini më të impenjueshëm në aspektin e dashurisë. Jini më të ëmbël dhe më të buzëqeshur. Beqarët duhet të reflektojnë disa herë para se të marrin hapa të mëdhenj se mund të zhgënjehen. Në planin financiar do mbizotërojë ekuilibri.