Nga Elton Qyno
Rebani Jaupi, kryepolici që drejtoi Policinë e Tiranës gjatë periudhës Maj 2019 deri në Tetor 2021 dhe njeriu që hartoi në vitin 2020 planin për goditjen e lojërave të fatit, është pyetur në SPAK, lidhur me bisedat që ka zhvilluar biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish-shefi i komisariatit Nr.2 , Oltian Bistri.
Jaupi, ka shpjeguar planin operacional “Fati i Lojërave” të hartuar prej tij në 20 shkurt 2020, i cili kishte si synim goditjen e aktivitetit kriminal të organizimit të lotarive dhe basteve sportive pa leje, pastrim të produkteve të veprave penale, fshehje të ardhurash etj.
Mekanizmi i veprimit dhe ndërhyrja në terren, shpjegohet që në territorin e komisariatit të policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 Tiranë, janë planifikuar të kontrollohen gjithsej 49 subjekte.
Në 18 shkurt 2020 Oltian Bistri komunikon me Pëllumb Gjoka dhe i ka kërkuar që të bëjë kujdes ditën e nesërme pasi policia do zhvillojë aksion për lojërat e fatit, ai ka dërguar mesazhet si më poshtë:
Ndërkohë 1 ditë më pas në 19 shkurt Bistri i kërkon Pëllumb Gjokës po lidhur me zhvillimin e aksionit për goditjen e lodrave të fatit pa licencë si më poshtë: “…Nesër në darkë mbylle, ose më saktë nesër në darkë do bëhen kontrollet…”.
Në 20 shkurt 2020 në orën 00.00, Olti ka komunikuar sërish me Pëllumb Gjoka dhe i ka treguar se kur do bëhet operacioni i policisë për të cilin ka disa ditë që flet, ai dërgon mesazhet: “…E di, por tani takova të madhin edhe më tha: “…e shtymë për nesër në darkë ndaj…”
Në orën 19:25, Oltian i ka treguar Pëllumbit se do nisë aksioni dhe i kërkon që të bëjë kujdes dhe të fikë telefonat pasi mund të ketë veprime nga ana policisë:
“…tani do filloj për pak, ik futu gjëkundi se si dihet, mos rri në qarkullim e fike telefonin. Po kot mo si dihet. Se di. Akoma s’na i kanë sjellë emrat dhe vendet. Drejtori tha, do e heq pikën nga lista. Jo. E din Rebua vetë, s’ka nevojë…”./oranews