Sërish mospajtime qeveri-presidencë lidhur me veprimet që duhet të ndërmerren karshi faktorit ndërkombëtar sa i përket draftstatutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Duke folur për idenë e kryeministrit që drafti i propozuar nga BE të dërgohet në Komisionin e Venecias për shqyrtim, presidentja Vjosa Osmani, tha se së pari duhet të shqyrtohet një ide e tillë e pastaj të vendoset se si të veprohet.
“Të shoh si prezantohet. Përcaktimi i objektivave të jashtme bëhet nga kreu i shtetit, pra kurdo që prezantohet një ide e tille do ta shqyrtoj. Por mendoj që është më rëndësi që çdo propozim të analizohet në kontekst të interesave të Kosovës në qoftë se e vlerësoj e që e ndihmojnë Republike e Kosovës nuk ka arsye të mos e përkrahim.”
Kurti ditë më parë tha se nëse duan atëherë draftin e Lajçakut mund ta dërgojnë në Komisionin e Venecias. Ndërsa për shpronësimet në veri, presidentja Osmani i ka dalë në mbrojtje qeverisë.
Ajo u është përgjigjur shteteve të QUINT-it, të cilat shprehen shqetësimin e tyre rreth shpronësimeve në veri. Presidentja ka thënë se shpronësime janë në përputhje me ligjet, Kushtetutën dhe standardet e Gjykatës Evropiane.
/a.r