Flamur Noka thotë se opozita do të vijojë të kërkojë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeveri teknike, por pranoi se do të hyjnë në zgjedhje edhe nëse nuk e arrijnë këtë objektiv.
Noka debatoi me analistët në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me këtë kërkesë, të cilën Edi Rama nuk ka gjasa ta pranojë.
Ylli Rakipi: Çfarë është kjo qeveri teknike, përse ju duhet dhe përse mendoni se do t’ua japë Rama?
Flamur Noka: Nuk mendoj se Edi Rama do të japë qeveri teknike. Por, ne duhet të fokusohemi, të organizojmë çdo formë presioni dhe sensibilizimi edhe me ndërkombëtarët. Shqipëria nuk mund të shkojë në zgjedhje me këtë. Si ka mundësi që Maqedonia është më e avancuar se ne? Në 2013, kanë qenë hapa prapa nesh. Për të vendosur besueshmëri te vota, aplikuan qeveri teknike.
Ylli Rakipi: Edi Rama thotë nuk dua. Po ta them që tani, që nuk është çmendur Edi Rama të të japë këtë.
Flamur Noka: Mund të shkosh në luftë kundër drogës me Eskobarin në krye të betejës?
Flamur Noka: Në zgjedhje do të hyjmë.
Andi Bushati: Kjo është pra fasada e demokracisë.
Flamur Noka: Do të luftojmë deri në momentin e fundit, por në zgjedhje do të shkojmë.
Andi Bushati: Kjo është fasada, pra demokraci, ka zgjedhje…
Flamur Noka: A e provuam ne pa vajtur në zgjedhje?
Andi Bushati: E latë në mes. Nuk mundet një regjim me sakrificë një vjeçare, ai është cikël i gjatë.
Flamur Noka: Koha ka treguar që me bojkot asgjë nuk fiton, vetëm se e ndihmon autokracinë të instalohet edhe më fortë dhe të bëhet edhe më i dhunshëm.
Andi Bushati: Po e pate bojkotin me gjasme… Rruga radikale do radikalizëm, jo gjysëm radikalizëm dhe gjysëm kompromis.
Flamur Noka: Po studiojmë çdo variant radikalizmi. Gjëja e parë që po bëhet është të vrasim frikën.
Andi Bushati: Ju e shtoni frikën. Nëse bëni një protestë dhe e shoh në TV, them leje vëlla mos e kruaj, se aty 300 veta ka, nuk del njeri ruajnë bythën e vetë…
Flamur Noka: Ka edhe protesta me 100 mijë vetë në shesh. Njerëzit kundër këtij regjimi janë. Detyra jonë do të jetë kontakti me qytetarin.
Me mendimet e Bushstit qe vetem jep direktiva per radikalizem ,rithelimi merr nja 10 deputet dhe ky eshte fundi.Pa lider te rinj me filozofi dhe programe te djathta nuk vini ne pushtet as per 100 vjet