Parlamenti është përfshirë nga tensionet në seancën e kësaj të enjteje (6 Qershor 2024) teksa deputetët e PD kërkojnë përfshirjen e Sali Berishës në grupin parlamentar.
Kërkesa u refuzua nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla me argumentimin se Berisha është përjashtuar me vendim partie dhe nuk mund të futet me vendim grupi.
Kërkesa e dytë që iu refezua opozitës ishte kërkesa për mocion me debat për lidhjen krim i organizuar-politika. Ndërkohë, jashtë Parlamentit, opozita ka organizuar protestë.