Pas gati tre vitesh në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ceno Klosi ka marrë një detyrë të re.
Burime zyrtare konfirmojnë ai është emeruar zëvendësministër pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ceno Klosi është diplomuar për Ekonomi – Financë në Universitetin e Tiranës dhe me pas ka pasur një eksperiencë prej 14 vitesh në sistemin bankar duke mbajtur disa pozicione drejtuese.
Prej vitit 2015 ai është bërë pjesë e Administratës Publike, duke mbajtur për 7 vite detyrën e Drejtorit Ekonomik në OSHEE dhe më pas drejtues i AKUM./tch