Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit,tek Ura e Varur.
Një motor, me targa BP 293, duke qarkulluar nga ulliri në drejtim të Urës së Goricës, ka goditur një turiste nga Nepali, që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, e shoqëruar nga disa turistë të tjerë.
Përplasja ka qenë aq e fortë saqë turistja dhe drejtuesi i motorrit,E.Z,20-vjeç, janë përplasur në asfalt, të plagosur rëndë.
‘Rreth orës 15:30, në rrugën urbane “Antipatrea”, në vendin e quajtur “Shtëpia e bardhë”, motomjeti me drejtues shtetasin E. M., 20 vjeç, ka përplasur shtetasen S. TH., 33 vjeçe nga Nepali, këmbësore, e cila u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Ata janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes, për të konkluduar në shkaqet e aksidentit të rëndë./m.j