Twitter feston sot 10 vjetorin, por nuk ka ndërmend të rritë kufirin e 140 germave në mesazhet e publikuara.
Përdoruesit e përditshëm e shfrytëzojnë për t’i komunikuar botës hollësitë dhe ndryshimet mëdha në jetën e tyre.
Bizneset e ndryshme, të vogla dhe të mëdha, e përdorin Twitterin për të njoftuar të rejat më të fundit rreth organizatave të tyre.
Twitteri është bërë gjithashtu një mjet mjaft popullor për njoftimin e ndryshimeve politike dhe sociale. Lëvizja e Pranverës Arabe në vitin 2011 e përdori shërbimin për të organizuar dhe informuar anëtarët e kësaj mediaje sociale për aktivitetet e tyre.