Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ditën e sotme ndodhet në Shqipëri.
Nga aeroporti “Nënë Tereza” ajo u nis për të inspektuar qëndrat e emigrantëve që po ndërtohen nga qeveria italiane në territorin shqiptar.
Punimet për qendrën pritëse në Shëngjin përfunduan një ditë para vizitës së Melonit.
Ndërsa në zonën e Gjadrit në Lezhë, vijojnë punimet. Në konferencën e përbashkët për shtyp nga Shëngjini, kreu i qeversisë Edi Rama tha se në mediet italiane janë thënë vetëm gjysmë të vërteta për Shqipërinë me qëllimin e vetëm për të sulmuar marrëveshjen e emigrantëve.
Edi Rama: Nuk mund të mos e shfrytëzoj këtë rast për të shprehur trishtim për gjysmë të vërtetar që janë thënë në mediet italiane për Shqipërinë. Me qëllimin e saktë për të hedhur baltë mbi këtë vend dhe për të sulmuar këtë marrëveshje. Duhet të kenë turp ata që të drejtën demokratike për të kundërshtuar këtë marrëveshje e kanë shndërruar në një abuzim të pushtetit të katërt. Dhe kjo në kurriz të shqiptarëve, Shqipërisë dhe vetë publikut italian. Ne jemi shumë krenarë që mund të japim ndihmën tonë jo si evropianë të bashkuar brenda BE, por si evropianë me BE. Në fund të fundit askush nuk vendos nëse ne jemi evropianë apo jo. Sigurisht mund të diskutojmë për çdo gjë dhe mund të kemi dyhime, qoftë edhe mbi mirësinë që kjo marrëveshje ka. Nëse do të jetë një vlerë apo gabim nuk e di. Nëse do të jetë një gabim, do të jetë një gabim i bërë me zemër. Në vend që të flasim ne u përpoqëm të bëjmë pa pasur pretendimin që ta zgjidhim këtë problem kaq të madh të migracionit në Evropë pa ndenjur në vend thjesht duket biseduar për këtë. Italia ka qenë avokati ynë më i rëndësishëm në Bruksel. Të kesh sot nderin të jemi të dobishëm është diçka që ne e shohim si bekim.
/a.r