Kompleksi gjyqësor në Shkup, mëngjesin e të mërkurës ishte në rrethim të forcave speciale policore dhe mbikëqyrej nga një helikopter i policisë së Maqedonisë. Kjo pasi në ora 11.00 filloi gjykimi i Grupit të Kumanovës ku në bankën e të akuzuarve janë ulur 29 të akuzuar për “terrorizëm” dhe pjesëmarrje në luftën 28-orëshe në Lagjen e trimave në Kumanovë.
Nga Gjykata thonë se në procesin do të sillen të gjithë të akuzuarit të vendosur në disa burgje të vendit, ndërsa aty paradite është sjellë Sami Ukshini, apo komandant Sokoli, shkruan Zhurnal, citohet Express.