Fundmarsi (data 28 mars) shënon përvjetorin e vdekjes së shkrimtares së famshme angleze, Virginia Woolf. Sivjet dashamirët e letërsisë në botë shënojnë 75-vjetorin e vdekjes së kësaj shkrimtareje, veprat e së cilës vazhdojnë të lexohen edhe sot. Woolf është pranë lexuesve ende me titujt e paharruar “Orlando”, “Mrs. Dalloway”, “Night and Day, e “A Room of Ones Own”.
Modernistja e mrekullueshme Virginia Woolf listohet gjithmonë afër Tolstoy-it dhe Joyce-it kur përmenden autorët e mëdhenj të letërsisë botërore që nuk fituan kurrë një Nobel për Letërsi.
Ky çmim asnjëherë nuk është dhënë pas vdekjes së figurave më të ndritura të artit të shkrimit dhe kjo krijon një dilemë për anëtarët e akademisë suedeze, ata përballen vazhdueshëm me rrezikun e dështimit për të nderuar autorët më të mirë të kohës së tyre.
Në historinë e çmimit Nobel për Letërsi atë e kanë fituar vetëm 13 femra, e fundit është fituesja e vitit 2015, bjellorusja Svetlana Aleksieviç, citohet Kosovalive.